Pas një rënie solide të rasteve të infletimeve dhe të vdekjeve nga Covid 19 që u shënuan në muajt Shtator e Tetor, në javën e fundit të nëntorit vërehet një rritje e ndjeshme e rastve të infektimeve, të hospitalizimeve dhe të vdekjeve edhe në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, si në mbare Evropën dhe botën.
Kështu sipas raportit të fundit të publikuar nga gazeta prestigjioze amerikane The New York Times, në 24 orëshin e fundit është shënuar një rritje prej 27% e rateve në mbarë Amerikën. Brenda ditës së djeshme, më 22 Nëntor janë shënuar edhe 93.878 raste të reja duke e ngritur numrin e pergjithshëm në 47 milion e 851.450 të të inflektuarve në këtë shtet prej shfaqjes së pandemisë me Covid 19 raporton The New York Times, përcjellë Botapress.info.
Shtetet me numrin më të madh të rateve janë Michigan me 67%, New Hampshire me 56%, New Yorku me 56% etj.
Prej 52 Shteteve, në 10 prej tyre janë shënuar rënie e lehte E rasteve te infektimeve me Covid 19 ndërkaq në 40 shtete të tjera janë shënuar rritje rapide që shkojnë edhe 100% siç është rasti në shtetin e Connecticut.
Në SHBA deri më tash jane vaksionuar me dy doza 59% e popullsisë ndërkaq po bëhen pergatitje edhe për dozën e tretë perforcuese dhe për fëmijët nën moshën 12 vjeçe, njoftojnë mediet amerikane, përcjellë Botapress.info.