Ngërç i plotë. Pamundësi artikulimi të fjalëve. Gojëhapur e në vështirësi për të shqiptuar përgjigje.
Vështirë të kemi parë ndonjëherë gjer më sot Përfaqësuesin Special të Brukselit, Miroslav Lajçak, të pësojë arrest verbal të tillë; kur në një forum në Mal të Zi, “2BS” u pyet se çka tash pas 24 shtatorit? A do të vazhdojë presioni i madh ndaj Kosovës mbi Asociacionin e Komunave të banuara me shumica?
Rafuna: Rritja ekonomike deri në 4% – tensionet në veri po i frikësojnë investitorët
Teksa paraprakisht po artikulonte shumëçka mbi gjithçka rreth zgjerimit të BE-së me Ballkanin Perëndimor, ky kollajllëk diskutimi do t’i merrej Lajçakut nga një pyetës në audiencë.
Fjalët iu ngadalësuan, për t’iu ndaluar krejtësisht për një periudhë afro 10 sekondëshe – derisa më në fund i shqiptoi.
Sulmi i 24 shtatorit…“do të ketë ndikim shumë në vazhdimin e dialogut”, pranoi Lajçaku.
Këtu, ai iu krthye të gjithëve që mund të thonë se “dialogu ka vdekur” se në fakt se kjo është ekuivalent sikur të thuash se “e ardhmja e tyre evropiane ka vdekur”.
“Kushdo që thotë dialogu ka vdekur, thotë edhe që e ardhmja jonë evropiane ka vdekur. E thash e do ta përsëris, rruga në Evropë për Kosovën dhe Serbinë shkon përmes dialogut”, tha Miroslav Lajçaku.
Lajçaku iu kthye profesimeve të kahershme se si bëhet dialogu: me kompromis; “kur të dyja palët japin diçka, që të dyja palët të marrin shumëçka”.
Po, tha Lajçaku, mund të ketë ndonjë ndërrim të “aty-këtu” por se ndërtimi themelor i dialogut “jo”; “jo setup-i themelor”:
Por, çka pranoi që është “jo e drejtë” është që pas sulmit të 24 shtatorit Kosova të vazhdojë të jetë nën masa ndëshkuese evropiane; personalisht, tha ai, do të avokojë që të hiqen.
“Qartazi, në rrethanat aktuale nuk duhet e drejtë që Kosova nën masa negative të BE-së. Dhe kjo është qartazi një gjë që duhet adresuar”.
Pyetur nga moderatorja e panelit se a do të hiqen sanksionet, diplomati sllovak tha se “kjo është një mundësi që unë personalisht do ta mbështesja”.
Sërish duke u kthyer te sulmi terrorist në Banjskë të Zveçanit, Lajçak tha se kanë “ndërruar shumë gjëra”
“24 shtatori nuk ishte thjesht aksident; ishte një gjë tejet e rëndë. Duhet të hetohet në mënyrë të duhur, dhe shumë gjëra kanë ndryshuar”.
Prioritet i BE-së është tash “vendosja e fakteve” dhe mëpastaj “nxjerrja e konkluzioneve dhe konsekuencave”.
“Fatkeqësisht po (gjendja po përkeqësohet). Në veçanti çfarë ndodhi më 24 shtator ishte e tmerrshme. Ka ndryshuar shumë gjëra. Ndërsa tash prioriteti është vendosja e fatkeve dhe të nxjerrim konkluzionet dhe konsekuencat. Prioriteti ynë tash është të merremi me 24 shtatorin. Nuk mundet thjesht të largohet. Por, Dialogu është këtu”, tha Miroslav Lajpak.
Pyetur për akuzat e lëshuara nga Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, se ai ka anuar dhe konspiruar me Presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq, diplomati sllovak s’la pa e goditur Kurtin.
Tha se “kur s’ju pëlqen lajmi provoni të sulmoni lajmëtarin”.
“Dialogu ka qenë këtu që nga 2011, me qeveri të ndryshe në Kosovë dhe Serbi; dhe me Përfaqësues të ndryshëm të BE-së. S’ka të ardhme evropiane pa normalizim të marrëdhënie”.
Pyetur pse nuk pati takim në Granada ndërmjet Presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani dhe Presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq, Lajçak u shpreh se për këtë është Kurti e jo Osmani.
“S’ka dramë këtu. Partnerët për dialog janë Kurti dhe Vuçiq. Këta janë njerëzit”.