Sot në vendin tonë do të mbajë mot i dominuar nga vranësirat dhe kohë pas kohe me intervale me diell, por pa kushte për të reshura.
Sipas njoftimit të Prishtina Weather, në mëngjes do të jetë ftohtë dhe me ngrica, ku temperaturat minimale sillen prej -3 deri në 0 gradë Celsius. Ndërkohë ato maksimale kanë një rritje të lehtë prej 6 deri në 10 gradë Celsius.
Intervale më të gjata me diell parashihen ditën e premte dhe të shtunë, e orëve të mëngjesit paraqiten edhe ngrica.
Riga lokale shiu priten të shtunën mbrëma, ndërsa nga e diela pasdite të reshurat e shiut shtrihen mbi vend duke vazhduar kohë pas kohe edhe në fillim të javës së ardhshme.
Temperaturat gradualisht në rritje, deri në 10 e 12 gradë maksimalet, e minimalet në 2 e 4 gradë Celsius gjatë fundjavës.