Ata dyshohen se shkrepën 20 plumba në drejtim të një të afërmi të tyre, 35-vjeçar, po ashtu me mbiemrin Bytyqi. Burimet brenda Prokurorisë Themelore në Gjakovë i kanë thënë Sinjalit se motivi i tentim vrasjes me breshëri plumbash dyshohet se lidhet me një kontesti pronësor që vëllezërit kishin pasur me 35-vjeçarin.
Vëllezërit Bytyqi me vendim të prokurorit, janë dërguar në mbajtje për 48 orë.
Në vendin e ngjarjes, Policia njoftoi se ka gjetur dhe ka sekuestruar 20 gëzhoja. Lidhur me rastin është njoftuar edhe prokurori, i cili ka siguruar urdhëresën për kontroll.
Shënim: Personat e apostrofuar në këtë artikull prezumohen të pafajshëm derisa fajësia e tyre të mos provohet me vendim të formës së prerë nga gjykata./Botapress.info/