Pas dështimit të mbledhjes së Kryesisë së Kuvendit të Kosovës, ku shefi i Grupit Parlamentar të LDK-së, Arben Gashi, dhe shefi i kabinetit të Gluak Konjufcës, Ilir Kërqeli patën një konflikt verbal, kryesia e Kuvendit nuk do të mbahet sot.
Megjithatë mbledhja e Kryesisë është shqyrtuar që të mbahet sot gjatë ditës, por pas asaj cka ndodhi në mbledhjen e mëhershme ajo përfundimisht nuk do të mbahet.
Ndërkohë Kuvendi i Kosovës nesër do të mbajë dy seanca plenare.
Kjo është përcaktuar më herët nga Kryesia e Kuvendit të Kosovës.
Në orën 11:00 do të ketë vazhdim të seancës pastaj seanca e re e Kuvendit do të nis në orën 15:00.