• Ballina
  • Aktuale
  • Lajme
    • Kosovë
    • Shqipëri
    • Maqedoni
    • Botë
  • Ekskluzive
  • Diaspora
  • Opinione
  • Showbiz
  • Shëndeti
  • Sport
  • Kulturë
  • Konkurse
No Result
View All Result
BotaPress
  • Ballina
  • Aktuale
  • Lajme
    • Kosovë
    • Shqipëri
    • Maqedoni
    • Botë
  • Ekskluzive
  • Diaspora
  • Opinione
  • Showbiz
  • Shëndeti
  • Sport
  • Kulturë
  • Konkurse
No Result
View All Result
BotaPress
No Result
View All Result

Kush ishte Haki Rugova?

nga Bota Press
9 Mars, 2022
në Ekskluzive, Lajme
ShareShareShare

Një nga protagonistët e “gardës së vjetër” të LDK-së, Haki Rugova, ka vdekur sot. 

Haki Rugova ishte pjesë e LDK-së, që prej vitit 1989, kur kjo parti u formua dhe veproi aktivisht aty, që nga atëherë. Në LDK, edhe figurat kyçe të saj lëviznin, revoltoheshin, dilnin e hynin në parti. Por, lidhja e Haki Rugovës me partinë në më shumë se 30 vjet nuk ka pasur dramë.

Rugova vinte nga Istogu, vendlindja e Ibrahim Rugovës dhe bastioni i padiskutueshëm i LDK-së në tri dekada. Karrierën politike e kishte të lokalizuar aty.

Për disa vjet, kur një figurë tjetër e lartë e LDK-së, Fadil Ferati, udhëhiqte Istogun, Rugova mbante pozitën e nënkryetarit në këtë qytet. Pas vdekjes së Feratit, Rugova do ta drejtonte Istogun për tri mandate.

Kjo rrethanë, Rugovën e kishte ngjitur në majat e LDK-së. Kur Isa Mustafa e drejtonte partinë, Rugova ishte në treshen e nënkryetarëve, bashkë me Agim Veliun e Lutfi Hazirin. Ndryshe nga këta dy, Rugova nuk njihej për deklarata të shpeshta publike, për çështjet nacionale.

isa-mustafa-haki-rugova-696x363 - Gazeta Projekti

Isa Mustafa ngushëllon familjen Rugova: Jam krenar që pata rastin të punoj me të

Postimin e fundit në faqen e tij në Facebook, Rugova e kishte një përkujtim për mikun e tij, Fadil Feratin, që më 30 janar po i bënte 12 vjet që kishte vdekur.

May be an image of 2 people and people sitting
Fadil Ferati dhe Haki Rugova/Publikuar nga H.Rugova në Facebookhttps://botapress.info/osmani-ngushellon-familjen-e-rugoves-thote-se-ai-la-pas-nje-veprimtari-te-bujshme-politike/

 

Në fillim, kur mbeti njeri kryesore i LDK’së, Rugova i fitonte zgjedhjet pa pengesa në Istog, e më pas, gjatë qeverisjes së tij, fitoret nuk i kishte të sigurta. Zgjedhjet lokale të vitit 2017, ishin të fundit që ai garoi për kryetar të Istogut. Ato i fitoi pas balotazhit me kandidatin e AAK-së.

Në mandatin e fundit të tij nisen edhe problemet me ligjin. Në vitin, 2018, ndaj tij u ngrit një aktakuzë për konflikt interesi në një tender të dhënë në komunë, ndërsa në qershor të 2021-s, u dënua me një vit burgim efektiv.

Pozita e fundit që ka mbajtur ka qenë ajo e Kryetarit të Degës së LDK’së në Istog.

Botapress.info i shpreh ngushëllime të sinqerta familjes dhe të gjithë miqëve të Rugoves!

Tags: Haki RugovaIstogvdekje

Të ngjashme

Botë

​Ishulli italian jep 15 mijë euro nëse shkoni për banim, ja kushtet

nga Bota Press
14 Gusht, 2022
Kosovë

Krizë e madhe për punëtorë në Kosovë, bizneset po punësojnë edhe pensionistë

nga Bota Press
14 Gusht, 2022
Lajme

Visar Dili nga AAK me iniciativë kundër dyfishimit të cmimit të energjisë elektrike

nga Bota Press
14 Gusht, 2022
Ekskluzive

Lajm i keq nga Ukraina: Nuk ka më lundrime të anijeve me grurë përmes Detit të Zi

nga Bota Press
14 Gusht, 2022


Lajmet e fundit

  • ​Ishulli italian jep 15 mijë euro nëse shkoni për banim, ja kushtet
  • Krizë e madhe për punëtorë në Kosovë, bizneset po punësojnë edhe pensionistë
  • Aksident i rëndë në Deçan, shumë persona të lënduar
  • Visar Dili nga AAK me iniciativë kundër dyfishimit të cmimit të energjisë elektrike
  • Lajm i keq nga Ukraina: Nuk ka më lundrime të anijeve me grurë përmes Detit të Zi

Adresa: Muharrem Fejza pn.
Email: [email protected]
Marketing: [email protected] 
Tel: +383 38 742 282

Ky portal mirëmbahet nga Botapress.info. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi.

Partnerët:

Na ndiqni:

Facebook Instagram

© 2021 Botapress.info – Developed by EasyWebs.

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Aktuale
  • Lajme
    • Kosovë
    • Shqipëri
    • Maqedoni
    • Botë
  • Ekskluzive
  • Diaspora
  • Opinione
  • Showbiz
  • Shëndeti
  • Sport
  • Kulturë
  • Konkurse

© 2021 Botapress.info - Developed by EasyWebs.