• Ballina
  • Aktuale
  • Lajme
    • Kosovë
    • Shqipëri
    • Maqedoni
    • Botë
  • Ekskluzive
  • Diaspora
  • Opinione
  • Showbiz
  • Shëndeti
  • Sport
  • Kulturë
  • Konkurse
No Result
View All Result
BotaPress
  • Ballina
  • Aktuale
  • Lajme
    • Kosovë
    • Shqipëri
    • Maqedoni
    • Botë
  • Ekskluzive
  • Diaspora
  • Opinione
  • Showbiz
  • Shëndeti
  • Sport
  • Kulturë
  • Konkurse
No Result
View All Result
BotaPress
No Result
View All Result

Kush ishte caku i vrasjes së trefishtë në Gllogjan? Flet eksperti i sigurisë

nga Bota Press
8 Dhjetor, 2021
në Ekskluzive, Lajme
ShareShareShare

Eksperti i sigurisë, Agim Musliu, ka thënë që për vrasjen e trefishtë që ndodhi në Gllogjan cak i sulmit ishte shoferi, kurse sipas tij, dy vrasjet tjera ndodhën aksidentalisht.

Musliu ka thënë se në bazë të dëshmive, vrasësi ka pikasur shoferin e autobusit.

“Pa marrë parasysh asnjë krim nuk mund të jetë i përkryer dhe i planifikuar në mënyrë të përkryer. Mendoj që në bazë të asaj që kemi parë nga mediat në vend të ngjarjes ose në ballinën e autobusit ku është xhami më i madh, vrasësi ka pikasur shoferin e autobusit, por i kanë ikur edhe dy plumba anash. Me ata dy plumba që është gjuajtur shoferi janë vrarë edhe dy të rinjtë tragjikisht. Në fotografi mund të shihni që rreth shoferit është një rreth koncentrik prej pesë plumbave dhe targeti primar i vrasësit ka qenë shoferi. Ne mund të flasim edhe për motivin e tij dhe të paragjykojmë, por derisa të gjindet vrasësi dhe të përcaktohet motivi, nuk mund të dimë pse janë vrarë këta njerëz në një vend të banuar”, ka thënë ai.

Musliu në Klan Kosova, ka thënë që bazuar në rrethanat – vrasësi e ka pasë edhe një ndihmës.

“Për çudi, është mungesë e besimit ndoshta tek organet e policisë dhe ndjekjes. Askush nuk di asgjë që është e pamundur në një krim ose vrasje. Vrasësi ose porositësi është gjithmonë afër. Nuk mund të jetë jashtë rrethit të parë të të vrarëve. Rrethi i parë është që është shumë afër atyre që janë vrarë, mund të jetë kojshi,kushëri, mik ose i njohur, por aty dikun është s’mund të jetë jashtë atij rrethi – dorasi ose porositësi”, ka thënë Musliu.

Kujtojmë që rreth 2 javë më parë tre persona mbeten të vrarë, kur një autobus u godit me plumba të kallashnikovit. Të vrarë mbetën dy nxënës dhe shoferi i autobusit.

Tags: Agim MusliuEksperti i sigurisegllogjan

Të ngjashme

Kosovë

“Bon kujdes, ty duhet me të çu në shpi”, Haradinaj eskalon ndaj moderatorit të debatit televiziv

nga Bota Press
5 Qershor, 2023
Kuriozitete

Thyhet akulli/ Për herë të parë mbahet kampionat i seksit, detaje për të interesuarit

nga Bota Press
5 Qershor, 2023
Kosovë

Haradinaj: Sonte me shkarku Kurtin, e pshton Kosovën

nga Bota Press
5 Qershor, 2023
Kosovë

Molliqaj përmend tri punët e mira të Kurtit gjatë qeverisjes

nga Bota Press
5 Qershor, 2023


Lajmet e fundit

  • Deklarohet Escobar pas takimit me Kurtin
  • “Bon kujdes, ty duhet me të çu në shpi”, Haradinaj eskalon ndaj moderatorit të debatit televiziv
  • Vazhdon takimi në qeveri, Escobar e Lajçka kanë tri kërkesa për Kurtin
  • Thyhet akulli/ Për herë të parë mbahet kampionat i seksit, detaje për të interesuarit
  • Haradinaj: Sonte me shkarku Kurtin, e pshton Kosovën

Adresa: Muharrem Fejza pn.
Email: [email protected]
Marketing: [email protected] 
Tel: +383 38 742 282

Ky portal mirëmbahet nga Botapress.info. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi.

Partnerët:

Na ndiqni:

Facebook Instagram

© 2021 Botapress.info – Developed by Digital Storm LLC.

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Aktuale
  • Lajme
    • Kosovë
    • Shqipëri
    • Maqedoni
    • Botë
  • Ekskluzive
  • Diaspora
  • Opinione
  • Showbiz
  • Shëndeti
  • Sport
  • Kulturë
  • Konkurse

© 2021 Botapress.info - Developed by Digital Storm LLC.