• Ballina
  • Aktuale
  • Lajme
    • Kosovë
    • Shqipëri
    • Maqedoni
    • Botë
  • Ekskluzive
  • Diaspora
  • Opinione
  • Showbiz
  • Shëndeti
  • Sport
  • Kulturë
  • Konkurse
No Result
View All Result
BotaPress
  • Ballina
  • Aktuale
  • Lajme
    • Kosovë
    • Shqipëri
    • Maqedoni
    • Botë
  • Ekskluzive
  • Diaspora
  • Opinione
  • Showbiz
  • Shëndeti
  • Sport
  • Kulturë
  • Konkurse
No Result
View All Result
BotaPress
No Result
View All Result

Kurti lë të kuptohet se Kosova do ta bëjë Asociacionin: S’do të ketë kompetenca ekzekutive

nga Bota Press
23 Mars, 2023
në Aktuale
ShareShareShare

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti po raporton në Kuvend për marrëveshjen e fundit të arritur me Serbinë. Ai tha se “tekst më të mirë të marrëveshjes në situatën që jemi, nuk ka qenë e mundur të mbërrijmë”. Sipas tij, “ia vlente mundimi pasi arritëm diçka të rëndësishme dhe të pakthyeshme”.

Kurti tha se zbatimi i pikave të marrëveshjes “parashikohen të jenë me hapa të përbashkët, ku të dyja palët duhet të shkojnë hap pas hapi”. Ai tha se “Serbia ka pranuar ta trajtojë Kosovën si anëtare e barabartë e bashkësisë ndërkombëtare”.

 

Selmanaj për Kurtin: Ky ka marrë një pozitë që nuk e meriton

 

Kurti pranoi se “Kosova i ka obligimet e veta ligjore”, ku përfshihet edhe formimi i Asociacionit të komunave me shumicë serbe.

“Unë personalisht kam kundërshtuar disa nga marrëveshjet në të kaluarën dhe vazhdoj të punoj për një rezultat më të mirë. Ato detyrime nga e kaluara, janë edhe të përfshira implicit në procesin e dialogut sepse janë ngritur gjatë bisedimeve dhe çdo gjë ne do ta konsiderojmë nga prizma e Kushteutës sonë, e Republikës sonë, e ligjshmërisë sonë dhe e vlerave e kartave normative ndërkombëtare, në veçanti europiane”, tha Kurti.

Kryeministri tha se “Kosova nuk do të rëndohet me kurrfarë shtrese tjetër të autoritetit ndërmjet komunave dhe Qeverisë së Kosovës” dhe se niveli i vetëmenaxhimit për komunitetin serb “nuk do të ketë kompetenca ekzekutive”.

“Unë kurrë, e përsëris, kurrë, që do të thotë asnjëherë, askund, nuk do ta konsideroj asnjë model të autonomisë territoriale”, tha Kurti.

Duke folur me njëfarë optimizmi, Kurti tha se Kosova tani ka hyrë në një format të ri të dialogut.

“Tuneli është ende i gjatë por besoj që atij po i vjen fundi”, tha ndër tjerash kryeministri.

 

Tags: Albin KurtiAsociacioni i komunave serbe

Të ngjashme

Aktuale

Vazhdojnë protestat në veri

nga Bota Press
6 Qershor, 2023
Aktuale

Avancimi i personelit akademik, lindin telashe në UP

nga Bota Press
6 Qershor, 2023
Aktuale

Lajçak e Escobar takojnë sot presidenten dhe opozitën

nga Bota Press
6 Qershor, 2023
Aktuale

Çfarë ka ndodhur me ushtarët e lënduar të KFOR-it në veri

nga Bota Press
6 Qershor, 2023


Lajmet e fundit

  • Zhduket një vajzë e mitur në Drenas
  • Trazirat në veri të Kosovës po destabilizojnë bizneset
  • Sot hapet edicioni i 23-të i Panairit të Librit
  • 15-vjeçarja nga Malisheva thotë se kreu marrëdhënie seksuale me një burrë që 1 vjet, i premtoi se e merr për grua
  • Vazhdojnë protestat në veri

Adresa: Muharrem Fejza pn.
Email: [email protected]
Marketing: [email protected] 
Tel: +383 38 742 282

Ky portal mirëmbahet nga Botapress.info. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi.

Partnerët:

Na ndiqni:

Facebook Instagram

© 2021 Botapress.info – Developed by Digital Storm LLC.

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Aktuale
  • Lajme
    • Kosovë
    • Shqipëri
    • Maqedoni
    • Botë
  • Ekskluzive
  • Diaspora
  • Opinione
  • Showbiz
  • Shëndeti
  • Sport
  • Kulturë
  • Konkurse

© 2021 Botapress.info - Developed by Digital Storm LLC.