Ishte shtatori i vitit 2021, kur u bë publike se kush do të jetë ambasadori i Kosovës në Kroaci.
Qeveria e udhëhequr nga Albin Kurti, kishte zgjedhur që Martin Berishaj të jetë në krye të kësaj detyre.
Një profesor universitar e njëkohësisht nje mbështetës i zjarrtë i lëvizjes Vetëvendosje.
Pacientët me virozë mbushin QMF’të, këto janë simptomat më të shpeshta
Fillimisht punën e re ja uroi motra e tij, Maria përmes një postimi në rrjetin social Facebook.
Jo shumë gjatë pas marrjes së postit emri i Martin Berishajt, filloi të përmendej në mediat sllovene për shpërlarje parash.
Gazeta sllovene “Prava” raportoi per lidhjet e ambasadorit të Kosovës në Kroaci me kompaninë sllovene GEN.
Sipas tyre dyshohet se Berisha është paguar nga GEN-i, dhe se ai ka tërhequr 600 mijë euro para në vitet 2019 dhe 2020.
Megjithatë në nëntor të vitit të kaluar ambasadori Berishaj, gjatë raportimit në Komisionin Hetimor në Kuvendin e Kosovës i quajti shpifje të gjitha raportimet e mediave sllovene.
Raportimet e fundit nga gazeta Prava pretendojnë se Berishaj ka transferuar para edhe per fushatën e partisë se kryeministrit Albin Kurti, Lëvizjen Vetëvendosje.
Por, këtij te fundit duket se e gjithë ajo qe shkruhet ne mediumin slloven, nuk po i ben përshtypje.
Nga ekzkeutivi, gjate se mërkurës per këto raportime ka reaguar vetëm zëdhënësi i Qverisë Përparim Kryeziu,
Duke marre rolin e nje hulumtuesi te mediave, Kryeziu deklaroi se themeluesi i këtij portali është një “pseudogazetar” që deri vonë ka qene pjese e ekstremit të djathtë.
Nderkohe nga opozita, po i kërkojnë sqarime me te hollësishme vet kryeministrit Albin Kurti.
Sikurse nga LDK’ja edhe Vlora Çitaku e PDK’se ka kërkuar sqarime.
Përkundër thirrjeve prej kohesh qe ambasadori Martin Berishaj te shkarkohet, i njëjti vazhdon ta mbaje detyrën e ambasadorit te Kosoves ne Kroaci.