Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka folur për kërkesën e ShBA-ve që afati për konvertimin e targave të shtyhet edhe për 10 muaj.
Sipas tij, shtyrja 10 mujore nuk mund të jetë shtyrje, pasi sipas tij, shtyrja mund të jetë disa javore, apo 1-2 muaj.
Aksion i Antidrogës në Prizren: Sekuestrohen substanca narkotike, ka të arrestuar
“Por në këtë rast ne s’kemi bërë shtyrje se jemi në të drejtën tonë dhe në të njëjtën kohë kemi shprehur mirëkuptimin për brengat evropiane e amerikane lidhur me mundësitë e cenimit të paqes e sigurisë”, është shprehur Kurti.
Tutje, ai tha se qeveria nuk do që të bëjë kompromis për zbatimin e ligjit dhe siç tha ai, vendimeve të mira qeveritare, por njëkohësit do që të mos cenohet paqja dhe siguria.
“Këtë e kemi bërë me vendimin që kemi marrë. Pra, e kemi bërë një lloj qasje të diferencuar dhe një sekuencim në zbatim që besojmë se është rruga më e mirë dhe e duhur përpara”, është shprehur Kurti.
Më tej, kreu i qeverisë tha se me Shtetet e Bashkuara janë vazhdimisht në kontakt, me ambasadorin e ShBA-së në Kosovë por edhe drejtpërdrejt me Departamentin e Shtetit.
“Nuk ka vendim që shkakton preokupim të paqes e sigurisë për të cilin ne nuk i njoftojmë partnerët tanë në Washington dhe Bruksel. Pra, ata e dinë paraprakisht qëndrimin tonë”.
“Nuk do të thotë që pajtohemi çdo herë, kudo, sepse qeveria jonë është qeveri e një vendi sovran, dhe kështu edhe ShBA-ja na duan neve, por në anën tjetër s’mund të thuhet që ka pasur kurrfarë shpërfillje nga qeveria jonë ndaj brengave evropiane”, është shprehur Kurti.