Kurti flet si strateg ushtarak: Këmbësoria, më e dobishme se teknologjia ushtarake. Kryemnistri i Kosovës, Albin Kurti, sot ka vizituar Kazermën e Forcës së Sigurisë së Kosovës, “Neëborn” në Gjilan, shkruan Gazeta Botapress.
I pari i Qeverisë ka thënë se këmbësoria nuk mund të zëvendësohet nga teknologjia dhe pasjisjet ushtarake.
“Këmbësoria si degë më e vjetër e ushtrisë, dëshmon që teknologjia dhe pajisjet ushtarake sado të sofistikuara dhe precize nuk mund ta zëvendësojnë vrullin dhe fuqinë e luftarakut të zotë.”
Më pas, ai e pati edhe një këshillë për ushtarët.“Të veproni bashkë, shumë bashkë, aq bashkë sa që sikur një.”
Në kazermën Newborn në Gjilan dha kurajo edhe për misione tjera, pa i specifikuar, duke deklaruar se FSK është e gatshme për përgjegjësi të reja e detyra edhe më të mëdha se ato që ka pasur deri më sot. /Botapress.info