Policia e Kosovës është në kërkim të kryetarit të PSD’së, Dardan Molliqaj, pas shuplakës që i dha policit në proestën e së shtunës, shkruan Gazeta Botapress.
Që pas porotestës policia e Kosovës provoi të kontaktojë me Molliqajn që ta ftojë për intervistim si i dyshuar për sulm ndaj personit zyrtar, por ai kishte fikur telefonin e tij, madje e kërkuan edhe në selinë e partisë por s’e gjetën.
Ndonëse policia s’po bie në gjurmë të tij, ai u lajmërua mbrëmë në Facebook, duke thënë se nuk qe shuplakë por shtyerje, ajo që ne e pamë si goditje.
Dardan Molliqaj ka shpjeguar situatën në momentin kur e goditi me shuplakë zyrtarin policor.
“Ne ishim në përpjekje e sipër që t’i lirojmë shkallët ku planifikonim t’i mbanim fjalimet. Në ato momente, dy komandantët e operacionit më kane ftuar që të diskutojmë, por në të njëjtën kohë policët tjerë më kanë shtyer, tërhequr zvarrë, sharë e ofenduar. Ajo ka qenë situata kur unë kam shtyer njërin nga policët. Pra, jo goditje, shtyerje. Lus që videot të publikohen të plota. Komandantët prezent duhet ta japin dëshminë e plotë. Edhe një herë, ky sqarim nuk dua të kuptohet si arsyetim”, ka shkruar ndër të tjerash Molliqaj në Facebook./Botapress.info/