Kryetari i Zveçanit, Ilir Peci ka kërkuar takim me kryeministrin Kurti dhe presidenten Osmani pasi sipas tij, udhëzimi administrativ nuk është forma e duhur për të shkuar në zgjedhje.
Peci thotë se nëse një takim i tillë do të ndodhte, mund të arrihej ndonjë marrëveshje për të mirën e veriut.
“Unë gjithmonë e kam parë më të arsyeshme që katër kryetarët e komunave të veriut, të kenë një takim me kryeministrin Kurti dhe presidenten e vendit, Vjosa Osmani. Gjatë atij takimi ndoshta mund të kishim arritë të krijojmë një marrëveshje”, tha Peci.
Alban Hyseni po e përdor veturën që iu konfiskua Labinot Grudës së 2.1 milionëshit
Tutje Peci shtoi se shkuarja në zgjedhje përmes këtij peticioni nuk është i arsyeshëm.
“Përmes këtij peticioni nuk e shoh të arsyeshme për të shkuar në zgjedhje, por nëse ndodhë për katër komunat e veriut, mendoj se duhet të ndodhë për gjithë Kosovën”, tha ai.
“Përfundimisht, sipas meje mënyra më e mirë është që të ndodhë një takim mes kryetarëve dhe kryeministrit apo presidentes, pastaj të merret një vendim i përbashkët”, përfundon Peci.