Fadil Berjani, kryetar i Shoqatës së Naftëtarëve të Kosovës, ka komentuar rënien e çmimeve të naftës në tregjet ndërkombëtare, duke theksuar se kjo “mund të jetë një reagim afatshkurtër”.
Ai shkroi në Facebook se rihapja e Ngushticës së Hormuzit – që lidh Gjirin Persik me Gjirin e Omanit – ka sjellë “pak qetësi në tregjet e naftës”.
“Armëpushimi i fundit në mes të SHBA-ve dhe Iranit, dhe rihapja e Ngushticës së Hormuzit kanë sjellë pak qetësi në tregjet e naftës. Frika për ndërprerje të furnizimit është ulur dhe kjo u reflektua menjëherë në çmime, me indekse si USOIL dhe Brent që panë një stabilizim në orët e fundit. Megjithatë, kjo mund të jetë një reagim afatshkurtër,” shkroi Berjani.
Ai shtoi se nëse situata mbetet e qetë, “çmimet mund të vazhdojnë të bien gradualisht”.
“Vetëm një marrëveshje e qëndrueshme dhe afatgjatë do të sillte stabilizim të vërtetë për tregjet e naftës, edhe në Kosovë.”



Të tjera
Aktuale
A duhet Osmani të kthehet në LDK? Përgjigjet Isa Mustafa
Ish-kryetari i LDK-së, Isa Mustafa, ka
Lajme
Kryetari i Shoqatës së Naftëtarëve: Nëse situata mbetet e qetë, çmimet mund të bien gradualisht
Fadil Berjani, kryetar i Shoqatës së
Aktuale
Pse u anulua tenderi 211 mijë euro për zyrtaret femra të Policisë së Kosovës?
Policia e Kosovës ka anuluar një