Policia e Kosovës ka anuluar një procedurë të ritenderit për furnizimin me rroba civile dhe këpucë për zyrtaret policore femra, me një vlerë të parashikuar prej 211,600 euro.
Sipas njoftimit zyrtar për anulimin e aktivitetit të prokurimit, në këtë procedurë është pranuar vetëm një tender, transmeton IndeksOnline.
Anulimi ka ndodhur pas hapjes së ofertave, ndërsa si arsye është theksuar se ka pasur një shkelje të Ligjit të Prokurimit Publik, e cila nuk mund të rregullohej apo parandalohej përmes ndryshimit të kushteve të tenderit.
Autoriteti kontraktues nuk ka dhënë detaje të tjera lidhur me shkeljen e konstatuar./IndeksOnline/




Të tjera
Lajme
Banuesi nga Prishtina mbetet në det në Velipojë për shkak të defektit në motor, shpëtohet nga Policia Kufitare
Në Velipojë Policia Kufitare i ka
Lajme
Mbytet në det 50-vjeçari në Durrës
Një shtetas 50-vjeçar është mbytur pasditen
Lajme
Këto vende do të mbesin pa rrymë nesër e pasnesër
Njoftimet nga KEDS për punimet në