Çmimi i naftës në Kosovë ka shënuar rritje krahasuar me çmimin e djeshëm të publikuar nga Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë, Tregtisë dhe Inovacionit. Ndërkaq çmimi i benzinës ka mbetur i njëjtë.
Në vendimin e publikuar të mërkurën, çmimet maksimale janë 1.89 euro për litër të naftës, ndërkaq 1.46 euro për litër të benzinës. Ndërkaq çmimi i gasit është 0.77 euro për litër.
Të martën çmimi i naftës ishte 1.88 euro për litër, 1.46 për benzinë dhe 0.74 euro për gas.
Pas arritje së armëpushimit dyjavor mes SHBA-së dhe Iranit, çmimet e naftës në tregun botëror kanë rënë ndjeshëm, me më shumë se 13.5% në 94 dollarë për fuçi për naftën bruto Brent, që është edhe pika referuese.
Kryetar i shoqatës së natareve të Kosovës, Fadil Berjani, ka thënë se armëpushimi mes SHBA-së dhe Iranit ka sjellë pak qetësi në tregjet e naftës, por ka shtuar se ky mund të jetë reagim afatshkurtër. Tutje ka deklaruar se vetëm një marrëveshje e qëndrueshme dhe afatgjatë do të sillte stabilizim të vërtetë për tregjet e naftës, edhe në Kosovë
“Armëpushimi i fundit në mes të SHBA-ve dhe Iranit, dhe rihapja e Ngushticës së Hormuzit kanë sjellë pak qetësi në tregjet e naftës. Frika për ndërprerje të furnizimit është ulur dhe kjo u reflektua menjëherë në çmime, me indekse si USOIL dhe Brent që panë një stabilizim në orët e fundit. Megjithatë, kjo mund të jetë një reagim afatshkurtër. Nëse situata mbetet e qetë, çmimet mund të vazhdojnë të bien gradualisht. Vetëm një marrëveshje e qëndrueshme dhe afatgjatë do të sillte stabilizim të vërtetë për tregjet e naftës, edhe në Kosovë”, ka shkruar ai në Facebook.
Nafta pati nisur të shtrenjtohet në nivel bote qëkur më 28 shkurt Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Izraelit nisën luftën në Iran. Irani ka mbyllur Ngushticën e Hormuzit që shfrytëzohet si rrugë për 20 për qind të naftës në nivel botëror.



Të tjera
Lajme
Banuesi nga Prishtina mbetet në det në Velipojë për shkak të defektit në motor, shpëtohet nga Policia Kufitare
Në Velipojë Policia Kufitare i ka
Lajme
Mbytet në det 50-vjeçari në Durrës
Një shtetas 50-vjeçar është mbytur pasditen
Lajme
Këto vende do të mbesin pa rrymë nesër e pasnesër
Njoftimet nga KEDS për punimet në