Me rastin e 33 vjetorit të themelimit të Lidhjes Demokratike të Kosovës, kryetari, Lumir Abdixhiku me bashkëpunëtorë ka bërë homazhe te varri i Presidentit Historik Dr. Ibrahim Rugova.
Kryetari Abdixhiku ka nderuar figurën e Presidentit Rugova, si prijësin e shqiptarëve në periudhën më të vështirë të popullit tonë, njëkohësisht themeluesin e Lidhjes Demokratike të Kosovës.
Në vitin 1989, burrat e gratë më të mirë të vendit, në kohën më të vështirë u rreshtuan krah Rugovës dhe ndërtuan programin më të madh politik shqiptar të fundshekullit XX; lëvizjen për liri, pavarësi e demokraci. Rruga e Presidentit Rugova dhe LDK-së vazhdon të mbetet e njëjtë dhe ky projekt i nisur 33 vite më parë ende nuk është i përfunduar. Kosova duhet të bëhet shtet anëtar në NATO e BE dhe kështu të plotësohet një endërr e nisur 33 vite më parë, thuhet në kumtesën e LDK-së për medie.