Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi, ka thënë se Albin Kurti dhe LVV po tentojnë që në forma të paligjshme e jokushtetuese dhe duke keqpërdorur Avni Deharin të imponojnë vullnetin e tyre, shkruan Gazeta Express.
“Në mungesë të shumicës parlamentare, Kurti dhe VV po tentojnë që në forma të paligjshme dhe jokushtetuese dhe duke keqpërdorur një njeri të moshuar, z.Dehari, tentuan të imponojnë vullnetin e tyre duke shkelur Kushtetutën hapur”, ka thënë Krasniqi, raporton Gazeta Express.
Krasniqi ka thënë se VV duhet ta ndërrojë kandidatin dhe ta propozojë një kandidat që merr shumicën e votave për t’u bërë kryetar i Kuvendit.
“I ftojmë që ta ndërrojnë kandidatin, i cili mund të jetë një rrugëdalje e që mund të marrë shumicën e votave”.
“Kurti s’ka vota për t’u bërë kryeministër dhe kjo është arsyeja se pse po e mban peng Kuvendin”, ka thënë ai.



Të tjera
Lajme
Policia sekuestron sasi të konsiderueshme armësh në Podujevë
Policia e Kosovës ka njoftuar se
Lajme
Kurti: Rezultati i zgjedhjeve të pranohet, pas certifikimit nisim diskutimet për konstituimin e Kuvendit
Kryeministri në detyrë, Albin Kurti përmendi
Aktuale
MINT-i publikon çmimet e reja të derivateve për sot në Kosovë
Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë, Tregtisë dhe