Ai në mbledhjen e sotme të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, tha se interesim nga subjektet politike ka pasur vetëm interesim për marrjen e materialeve për aplikim.
“Nuk kemi pasur aplikim për regjistrimin e partive politike por kemi pasur interesim të tyre për të marr materialet për regjistrim. Ka shumë kërkesa për sqarimin e procesit të certifikimit. Ende nuk kemi pranuar as kërkesa për certifikim. I kemi paralajmëruar se afati i fundit është më 30 qershor. Poashtu i kemi lajmëruar se nëse nuk marrin pjesë në tri palë zgjedhje atëherë nuk mund të garojnë më”, ka thënë ai.
Buleshkaj ka dhënë detaje edhe për numrin e asamblistëve që pritet të kenë subjektet politike në komuna.
“Numri i asamblistëve nuk do të ndryshojë nga zgjedhjet e kaluara”, tha ai. /Botapress/