Një arsimtar ose një arsimtare ka treguar se ka probleme serioze me drejtshkrimin e gjuhës shqipe. Edhe shkronjën e parë të Kosovës e ka shkruar të vogël.
Nuk dihet se në cilën shkollë ose nga kush është shkruar një fjali me shumë gabime, por kuptohet se bëhet fjalë për njoftimin se ora e parë e mësimit i është kushtuar Ditës së Pavarësisë së Republikës së Kosovës, edhe pse fjalët vështirë lexohen për shkak të “gjenocidit” ndaj tyre.
SHBA sërish lavdëron Serbinë, Blinken e takon Vuçiqin – flasin edhe për Kosovën
Fotografia e dorëshkrimit është publikuar në një grup të mësimdhënësve në rrjetin “Facebook”. Një përdorues i këtij rrjeti, bashkë me fotografinë, publikoi një shkrim të gjatë me kritika të ashpra ndaj arsimtarit ose arsimtares që e ka shkruar fjalinë me gabime të rënda drejtshkrimore, por shkrimi është fshirë disa minuta pas publikimit.
Megjithatë, gazeta “Nacionale” ka arritur që ta ruajë fotografinë para se shkrimi dhe fotografia të fshiheshin.
“Ora e par juu kurshtuuar ditos e parvarsesë së Republikës së kosovës”, duket se shkruhet në ditar, edhe pse është shumë vështirë që të dallohen disa shkronja.
Gabimet më të rënda janë te fjalët “Pavarësisë” dhe “Kosovës”.
Nuk po shohim për herë të parë gabime drejtshkrimore. Përpos këtij mësuesi ose kësaj mësueseje, gabime drejtshkrime kanë bërë më parë edhe zyrtarë të lartë shtetërorë, përfshirë presidenten Vjosa Osmani, kryeministrin Albin Kurti, ministren Arbërie Nagavci e ministrin Faton Peci.