Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, ka njoftuar hapjen zyrtare të Ambasadës së Kosovës në Kuala Lumpur, duke e cilësuar këtë si një hap të rëndësishëm për zgjerimin e pranisë diplomatike të vendit në Azinë Juglindore.
“Sot hapëm Ambasadën e Republikës së Kosovës në Kuala Lumpur, Malajzi,” ka shkruar Osmani në një postim në rrjetet sociale. “Një dritare e re për vendin tonë, me plot mundësi për bashkëpunim edhe më të thellë me Malajzinë.”
Presidentja theksoi rëndësinë strategjike të këtij zhvillimi diplomatik, duke e konsideruar Malajzinë si një partnere me rëndësi të veçantë në rajonin aziatik.
Ajo tha se kjo ambasadë do të shërbejë si një pikë kyçe për avancimin e interesave të qytetarëve të Kosovës dhe për fuqizimin e marrëdhënieve dypalëshe.
“Një prani edhe më e fuqishme diplomatike në një nga rajonet më strategjike në Azi. Një shtëpi më shumë e Kosovës, ku do të avancohen interesat e qytetarëve tanë, do të fuqizohen aleancat tona dhe do të mbrohet me vendosmëri shenjtëria e sakrificës së popullit të Kosovës për liri e shtet,” u shpreh Osmani.



Të tjera
Lajme Opinione
Gecaj i LDK-së me një letër publike i kërkon Abdixhikut të “lëshojë rrugë”
Bajram Gecaj, një nga aktivistët e
Aktuale
Arifi sheh hapësirë për kompromis politik: Presidenti ose kryeparlamentari mund t’i takojë opozitës
Profesori i shkencave politike, Dritëro Arifi,
Lajme
Ilir Deda paralajmëron se pakënaqësitë në LDK mund të shtrihen edhe në degë të tjera
Analisti politik Ilir Deda ka paralajmëruar