Pamje shqetësuese të një punëtori ndërtimi i cili punon në lartësi të madhe pa asnjë mbrojtëse apo masë tjetër sigurie janë shkrepur sot në Fushë Kosovë, tek kompleksi “Eliza”, investim i Cima Construction.
Gazeta ka siguruar pamje me video se si një punonjës i ndërtimtarisë, pa asnjë mbrojtëse po kryen punën e tij në një lartësi të madhe, në skele mbi 10 kate, në një objekt banesor në ndërtim e sipër.
Pamjet janë shkrepur tek kompleksi “Eliza” në Fushë Kosovë, ndërkohë që siç shihet edhe në video, punonjësi i ndërtimit nuk ka asnjë mbrojtëse apo masë sigurie deri sa kryen punën e tij në lartësi të madhe.
Kompani kjo e regjistruar në ARBK në emër të biznesmenit nga Suhareka, Bali Kabashi, me 100% pronësi në të, derisa drejtor dhe person i autorizuar i saj figuron Haki Kabashaj.
Kujtojmë se nuk janë të rralla rastet kur punëtorët e ndërtimtarisë rrezikojnë jetën e tyre, dhe ka raste te ndryshme kur edhe kanë humbin jetën. /Botapress.info/