Eh ky Facebook-u shumëçka po duron e gjithëçka po mban mend.
Ndër të tjerash po e mban në mend edhe DITëN kur Haki Abaziu iu bashkua Vetëvendosjes, e për të cilin bashkim ose aderim, lideri i VV-së Albin Kurti kishte zgjedhur fjalët më të mira për Hakiun. Madje e kishte quajtur “…një vlerë të shtuar në Lëvizjen tonë”
Por sot çka ndodhi?
Ende pa u mbushur 4 vite prej aderimit të Haki Abazit në Vetëvendosje, Albini e Hakiu u prishinë mes vete.
Albini e shkarkoi Hakiun nga kryetari i Komisionit parlamentar për politikë të jashtme e Hakiu, në shenjë “hakmarrje” plasi bombën në Kuvendin e Kosovoës duke akuzuar Vetëvendosjen dhe zyrtarët e lartë të kësaj partie për zhdukje të provave për Astrit Deharin dhe për “vrasje” të demokracisë së brendshme në Vetëvendosje.
Pra, kjo “..vlera e shtuar në Vetëvendosje” u devalvua deri në përjashtim.
Por sa për kujtim, lexoni margaritarët e Albin Kurtit për Haki Abazin në ditën e partizimit të tij në Vetëvendosje më 20 gusht 2019!
Përshëndete Haki
Albini jam!
Postimi i Albin Kurtit në Facebook më 20 gusht 2019
Haki Abazi na u bashkua në VETËVENDOSJE!. Njohuritë e gjera dhe eksperienca zhvillimore e Hakiut në Kosovë dhe vende të ndryshme nëpër botë, e bëjnë atë një vlerë të shtuar në Lëvizjen tonë.
Hakiu njihet, në mes tjerash, për përkrahjen e tij të vazhdueshme në themelimin e dhjetra organizatave në Kosovë që promovojnë filantropinë, zhvillimin e qëndrueshëm, ide ndërmarrëse inovative, lirinë e mediave, luftën kundër korrupsionit, dhe qeverisjen e përgjegjshme. Ai ka jetuar e punuar në 120 shtete të botës në këto 20 vitet e fundit. Me Hakiun në Lëvizje, ndryshimet e domosdoshme në shtetin tonë po bëhen edhe më të afërta edhe më të lehta. Do të ecim bashkë drejt zgjerimit të mëtutjeshëm dhe fitores së pashmangshme.
Albin Kurti – Posts | Facebook