Një mësuese e Biologjisë në Kaliforni është arrestuar pasi dyshohet se ka ngacmuar shtatë studentë dhe ka ndarë foto grafike në internet, thanë autoritetet.
Anessa Paige Gower, 35 vjeç, po përballet me 29 akuza të veçanta penale për abuzimin e dyshuar që ndodhi kur ajo jepte mësim në Making Waves Academy në Richmond, tha Zyra e Prokurorit të Distriktit të Kostës.
Viktimat dhe dëshmitarët u thanë hetuesve se abuzimi, i cili daton që nga viti i kaluar, përfshinte akte seksuale me të miturit, prekje të papërshtatshme dhe ndarjen e fotove seksualisht grafike, thanë prokurorët.
Autoritetet nuk kanë bërë të ditur moshën apo gjininë e asnjë prej viktimave, por shkolla ku ajo punonte kujdeset për nxënësit e klasave 5 deri në 12.
Gower u arrestua të mërkurën e kaluar në Aeroportin Ndërkombëtar të Sacramento, kur ajo u kthye nga një pushim në Hawaii.
Ajo është aktualisht në paraburgim në Richmond dhe po përballet me akuza të shumta për ngacmim të fëmijëve.
Shefi Ekzekutiv i Making Waves Academy, Alton B. Nelson Jr. tha se Gower u largua nga shkolla pasi akuzat dolën në dritë, shkruan The New York Post, përcjellë Botapress.