Një 66-vjeçar është gjetur nga familjarët e tij pa shenja jete në shtëpi. Ngjarja e rëndë ka ndodhur në Prizren.
Rastin e ka konfirmuar togeri Shaqir Bytyqi, nga policia e Prizrenit.
Aksident i rëndë mes dy veturave në Gllarevë: Lëndohen pesë persona
“Me urdhër të prokurorit trupi i pajetë i viktimës është dërguar për obduksion në Institutin e Mjekësisë Ligjore në Prishtinë. Është hapur rast “Hetim i vdekjes””, tha Bytyqi.
Ai deklaroi se viktima me familje kishte jetuar në Zvicër dhe këto ditë kishin ardhur për pushime në Kosovë./Botapress.info/