Pesë persona janë lënduar si pasojë e një aksident që ka ndodhur në fshatin Gllarevë të Klinës. Në aksident ishin të përfshira dy vetura.
Në njoftimin e Policisë thuhet edhe se, të lënduarit fillimisht janë dërguar për trajtim në QKMF.
Kurti kritikon Thaçin: Po ta kishim kazermën e FSK-së në veri, situata do të ishte ndryshe
Pas kësaj, siç është njoftuar nga PK’ja, ata janë dërguar edhe në spitalin rajonal në PejëSa i përket të lënduarve, njëri nga ta po trajtohet ende, ndërsa kate të tjerë janë liruar në shtëpi.Kështu tha për Klankosova.tv Fadil Gashi, zëdhënës i policisë për rajonin e Pejës.
“Rreth orës 18:52, policia ka pranuar informatën se në fshatin Gllarevë ka ndodhur një aksident mes dy veturave. Pesë persona kanë pësuar lëndime trupore. Fillimisht janë dërguar për trajtim në QKMF në Klinë e më pas edhe në spitalin rajonal në Pejë. Katër persona janë liruar në shtëpi, njëri po trajtohet ende”, tha Gashi.