Zakonisht vajzat dhe gratë e përdorin shpullën për t’u mbrojtur apo për të sulmuar burrat apo gratë në faqe.
Burrat zakonisht i përdorin grushtat. Se kur ti ia llapangjesh dikujt shuplakë fytyrës, nuk e bën për ta lënduar, por e bën për ta poshtëruar.
Dardan Molliqaj mendon se mund ta ‘rrëzojë’ qeverinë, pa u mësuar t’i pushtojë emocionet e veta që i dalin nga kontrolli sa herë do pushteti…
Ai nuk po mund ta pushtojë nevojën e tij të përhershme për t’i poshtëruar policët, herë duke ua llapangjesh fytyrës, herë duke u ra shqelm prapa!
Sa herë do pushteti ia nxjerr të keqtit këtij djalit: veç ia afron një polic. Ish dashur të mësohet deri tani t’i pushtojë emocionet e tij, sepse askush nuk është kah i tutët!
Kur s’ka protestë të mirë, bën edhe protesta e keqe. Ani pse, kjo protestë ishte plagjiat, kopje e protestave të Vetëvendosjes.
Në fakt, PSD-në e sotme, dikur e shfrytëzonte Albin Kurti për t’ia kryer protestat e përgjakshme! Qē i bie se këta nuk e imitonin Albin Kurtin, por thjesht ishin vetvetja!
P.S. Gozhda nxjerret me gozhdë, çika!