Shkak i përleshjes ka qenë një kontest pronësor në familjen Musa.
Burime të Indeksonline kanë bëre të ditur se Albin dhe Edon Musa kanë përfunduar në spital si pasoj e rrahjes nga disa kushërinj të tyre.
Ndërsa, Enver Musa me djemtë e tij Qëndrimin, Arlindin dhe Jetmirin dyshohet se kanë sulmuar dy kushërinjtë nga familja Musa.
Me tej, Policia e Kosovës ka njoftuar përmes raportit 24-orësh që janë arrestuar 4 persona.
“Janë arrestuar katër të dyshuar meshkuj kosovarë, pasi që të njëjtit pas një mosmarrëveshje rreth një kontesti pronësor, i kanë sulmuar fizikisht dy viktimat meshkuj kosovarë, të cilëve u kanë shkaktuar lëndime të rënda trupore. Dy viktimat dhe tre të dyshuarit kanë pranuar tretman mjekësor. Me vendim të prokurorit është kontrolluar shtëpia e të dyshuarve, por nuk është gjetur asgjë ndërsa të dyshuarit pas intervistimit janë dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin e PK-së