Šolja’ e Drejtësisë!
Patetike.
Albulena Haxhiu ka shkuar në shtëpinë e braktisur të Radojiçiqit dhe e reklamoi shtratin e fjetjes dhe ‘sholjen’ e tij të konfiskuar nga shteti!
Është lehtë ta konfiskosh shtëpinë e braktisur!
Që pasuria e Radojiçiqit është konfiskuar për t’u përvetësuar tash nga hajnat shqiptarë, askujt nuk i lë përshtypje.
Pse duhet të gëzohemi ne që qeveria që vjedh milionat me tenderë njëburimor e sekuestron pasurinë e një krimineli serb.
Ne jemi të mërzitur që vjedhemi nga shqiptarët, jo që vjedhemi nga serbët.
Ne kemi nevojë për drejtësi njerëzore e jo për ‘drejtësi’ të sendeve.
Nuk po ndjeket Radojiçiqi, por po ‘ndjeken’ sendet e tij.
Pse s’ka Drejtësi për policin e vrarë në Veri, e ka Drejtësi për ‘sholjen’ e Radojipiqit…
punë e madhe kujt i takon ‘ajo’.
Drejtësia e Kosovës nuk e ka asnjë
ide se çfarë ka ndodhur në Banjskë, dhe drejtësinë e munguar për policin e vrarë, Albulena Haxhiu e zëvendëson me konfiskimin e pasurisë së braktisur të Radojiçiqit që ajo e quan terrorist, por Drejtësia e Kosovës nuk mendon se ai është ‘terrorist’, sepse nuk e ndjek.
Familjes së policit të vrarë Kryeministri ia shtron një iftar dhe ata i shkojnë në iftar.
Kaq është Drejtësia e Kosovës.
Një iftar, një pllakë përkujtimore, pak vajtim, një palë fjalë për të
gjithë të vdekurit, një lule në varr dhe pak po të duket…Kaq.
P.S. Ah!