1. Edi Rama ka kërkuar nga bota që të merr masa ndaj Serbisë, për dhunën në Kosovë.
Personalisht nuk ka marrë masa ndaj Serbisë, se është i zënë duke e mësuar perëndimin se si duhet të veprojnë.
– Ti nisja vet i pari, jep shembull, s’je i zoti ta bllokosh Aleksandër Vuçiqin as në viber.
Bllokoje, mos u tremb, se krejt popullin e ke mbrapa.
Fëmiu-fëmijë edhe kur hidhërohet merr guxim e bllokon në viber nanën e vet.
– Mos rri. Merr masa. Mos e bën veten serbofil.
Pse nuk po ia ndërron bravën komunës së Tiranës, në mënyrë që t’ia zhvleftësoni Goran Bregoviçit çelësin e Tiranës.
– Kur je patriot i vërtetë shqiptar, ke shumë mundësi në jetë.
Për shembull, ato këngëtaret shqiptare që këndojnë serbisht në bregetin shqiptar, të organizohen shtrigat, për inat të serbëve mund të këndojnë vetëm shqip…
– Dhe të jehojë kënga shqiptare gjithkah në Veri derisa serbët të mbledhin mend.
– Pastaj, është një mundësi e artë që në garën e qenve në Tiranë të përjashtohen qentë serbë.
– E, Filharmonia e Tiranës ta heq nga repertori Tchaikovskyn.
– Mbetet enigmatike se pse nuset shqiptare nga Shqipëria për hir të atdheut nuk i ngrijnë përkohësisht marrëdhëniet me burrat e tyre katundarë serbë!
2. Donika Gërvalla i ka treguar Gjermanisë se ‘do të ketë luftë në Kosovë’, nëse Gjermania e toleron Serbinë.
Gjermania ende nuk ka marrë zemër t’i thotë Serbisë ‘largoje krejt ushtrinë nga kufiri me Kosovë ‘, por i ka kërkuar Serbisë vetëm t’i largojë disa ushtarë nga kufiri.
Se, Gjermania e di se kur armiku vendos të të pushtojë, saora vjen te kufiri, s’është me rëndësi sa larg është në çastin kur vendos të afrohet.
– Duke folur për luftën që do të ndodh, Donikën e kanë dëgjuar ‘pahiri’ investitorët gjermanë që kanë planifikuar tē investojnë në Kosovë.
3. Albin Kurti sot nuk e ka bërë asnjë gabim.
Bile e kish hëngër badihava një drekë një ngjyrëshe në mensën e studentëve.
Kur pushojnë armët – kërcasin lugët.
4. Vjosa Osmani sot ka shkëlqyer, sepse ka heshtur.
5. Eminja nga Ulqini kish thënë:
‘E kam filluar karrierën duke mjelë lopë, dhe ja ku kam arritur, o Zot: të zgjedh miss Amerikën’.
– Jo valla, shoqe, ti kurrë s’ke pushuar së mjeluri lopë!
P.S. Tash po ia besoj Marksit që thoshte se ‘historia përsëritet’, një herë si tragjedi, pastaj si komedi…
– Për shkak se e kam përjetuar luftën tragjike, historia që sot përsëritet me luftën, më duket ‘komedi’.
– Thjesht, një déjà vu!