Vërejtja më e madhe e Arben Vitisë për Përparim Ramën, është kjo:
‘Ti zoti Rama, paske edhe sens për humor’!
— Demek, ti qenke humorist, më keq s’ka ku shkon.
Humori në Lëvizjen Vetëvendosje konsiderohet i padenjë për një njeri të madh,
humori ta humb seriozitetin.
Në përballje me të, Arben Vitia kishte shumë qejf të qeshte me humorin anglez të Përparim Ramës, por desh plasi duke e përbirë të qeshurën, sepse e ka të ndaluar të duket i lumtur, joserioz, e i qeshur.
Kur qesh, dukesh i lumtur;
Kur dukesh i lumtur, askush nuk të merr seriozisht;
Kur qesh me humorin e armikut, pajtohesh me armikun.
Prandaj me mend ka vepruar Albin Kurti që e ka ndaluar humorin në Lëvizjen e tij.
Drama, vdekjet enigmatike, karantina, vrasjet, vetëvrasjet, ngjyra e zezë, qoshet, burgjet, marrëveshjet sekrete,
tragjeditë dhe fantazmat nga e kaluara,
janë temat që preferohen nga Lëvizja në fjalë, për shkak të seriozitetit të madh që ngërthejnë në vete këto tema.
Në Lëvizje nuk e kanë të ndaluar të buzëqeshin (ata nuk e dinë se Nëna Terezë ka thënë se ‘Pajtimi fillon me buzëqeshje’,
por e kanë ‘të ndaluar’ të qeshin me zë dhe me gojë të hapur, për të mos u dukur joserioz.
Humori, sikurse dashuria, të bëjnë të dukesh joserioz.
Të gjjthë diktatorët, më shumë i ka tërbuar humori (dhe ironia) për ta, se sa fjalimet dhe shkrimet serioze kundër tyre!
Interesant, qysh humori merret më seriozisht se serioziteti!
P.S. E kam përshtypjen se ‘kush më nevojtar se Arben Vitia nuk është që të çlirohet nga Albin Kurti.
‘Kryetari’ që nuk ka të drejtë të jetë vetvetja…