Presidenti i SHBA-ve, Joe Biden pritet që pas pak të dalë në konferencë për media ku do të bëj të ditura sanksionet amerikane ndaj Rusisë.
Gazetari Alan Fisher i Al Jazeera, duke raportuar nga Uashingtoni tha se Presidenti i SHBA, Joe Biden pritet të njoftojë se do të “imponohen sanksione shumë të ashpra ndaj Rusisë, veçanërisht ndaj sektorit bankar, atyre të përfshirë në Dumën ruse … dhe njerëzve shumë të afërt me vetë Vladimir Putinin”.
Gati të plasë lufta? Rusia merr vendimin, fillojnë evakuimet në Ukrainë
Sipas Al Jazeera, Biden do të manovojë në aso forme që do të lejojë edhe hapësirë për negociata.
Sanksionet e SHBA-ve vijnë pas veprimeve të çmendura nga Rusia e cila njohu pavarësinë e territoreve të uzurpuara nga separatistët pro-rusë në lindje të Ukrainës si dhe urdhërit për futjen e ushtrisë ruse atje. /Botapress.info.