Këta janë të dyshuarit që i dolën në mbrojtje imamit në Halabak, i sulmuan katër persona

Konfliktet te xhamia e fshatit Halabak të Podujevës veçse janë rritur dhe tashmë kanë eskaluar edhe në dhunë fizike. Një sherr i tillë plasi pasditen e së shtunës dhe motivi lidhet me pakënaqësitë e disa banorëve me imamin e emëruar nga Bashkësia Islame e Kosovës në Podujevë.

Gazeta publikoi mbrëmë pamje të rënda të rrahjes së një personi, i cili u bë viktimë e këtij rasti që dyshohet se e nisi bashkë me disa shokë.

LEXO EDHE KETE

Gjendet pa shenja jete një grua në Prizren

Burimet nga Prokuroria kanë bërë me dije se tre persona ndodhen në arrati lidhur me këtë rast dhe të njëjtit dyshohet se i sulmuan katër të tjerë, për shkak të pengimit të imamit, Hyzdri Murseli. Sinjali mëson se bëhet fjalë për dy vëllezërit Xhakolli, Avdiu dhe Sabedini, si dhe i dyshuari tjetër Fikri Kosumi, të cilët ndodhen në arrati.

Sipas informacioneve të para tre të dyshuarit për këtë rast, kanë sulmuar katër personat që dyshohet se e penguan imamin, i cili kishte shkuar për të kryer ritet fetare në këtë xhami.

Viktimat nuk ishin pajtuar me imamin dhe në shenjë revolte kishin nisur ta pengonin, çka i shty tre të dyshuarit, që t’i dalin atij në mbrojtje, duke u hedhur në sulm. Njëri nga viktimat e rastit është sulmuar me kondakt të armës, duke pësuar kështu gjakderdhje, siç shihet në pamjet e publikuara.

Si pasojë e lëndimeve që ka pësuar, i njëjti ka marrë trajtim mjekësor në spital, teksa më pas bashkë me viktimat e tjera kanë thënë deklaratat e tyre para zyrtarëve policorë.

Të njëjtat burime thonë se edhe imami i xhamisë është deklaruar në Polici, në cilësinë e dëshmitarit, ku ka treguar versionin e tij se si nisi mosmarrëveshja dhe kaloi në sulm fizik.

Për shkak të këtij incidenti, Sinjali mëson se me vendim të degës së BIK-ut në Podujevë, kjo xhami është mbyllur përkohësisht, derisa të merret një vendim tjetër./Botapress.info/

ngjashme