Pas përleshjeve në veri mes protestuesve serbë dhe forcave të KFOR-it, nën arrest po mbahen të paktën tre persona.
Përmes burime nga organet e sigurisë, Gazeta ka mësuar se mes të arrestuarve janë Radosh Mitrovic, Zhivojko Milentijeviq dhe Nebojsha Elezoviq.
“Sonte me ia dhënë veriun Serbisë, nuk e do”, “Ma heke gajlen”, përplasje Gashi-Gorani
Ndërkohë, në një paraqitje para mediave, presidenti serb, Aleksandar Vuçiq ka thënë se të arrestuar pas protestave të dhunshme, janë 4 serbe.
Ai ka thënë se po zhvillohen negociata me KFOR-in për lirimin e tyre.
“Katër serbë u arrestuan dhe po zhvillohen negociata me KFOR-in për lirimin e tyre”, ka thënë ai. /Botapress.info.