Shtabi i Përgjithshëm i Forcave të Armatosura të Ukrainës bëri të ditur se ura ishte e minuar dhe gati për t’u hedhur në erë. Mirëpo, një autokolonë ruse po kalonte mbi të dhe koha e mjaftueshme për ta shpërthyer në mënyrë të telekomanduar eksplozivin mungonte. Pikërisht në atë çast, Vitaliy Volodymyrovich një ushtar i ri në moshë, thirri në radio njësinë e tij operative.
Ai tha se do të dilte vetë vullnetar për të shpërthyer urën që rusët mos kalonin. Vepra e tij heroike ngadalësoi ndjeshëm avancimin e armikut, duke lejuar njësinë të ri-vendoset dhe të organizojë mbrojtjen e saj.
Ushtari i dha lamtumirën shokëve të tij dhe më pas aktivizoi eksplozivin në mënyrë manuale, duke hedhur urën në erë dhe duke i prerë rrugën autokolonës. /Botapress.info/
His name was Vitaly Skakun. He was 25. To stop RU fascists, he blew up a bridge at the cost of his life. Today he was carried to grave in his hometown – and people stood on their knees. #StandWithUkraine #UkraineRussiaWar #RussianUkrainianWar pic.twitter.com/sT9fn3qOAG
— olexander scherba🇺🇦 (@olex_scherba) March 2, 2022