Sipas ‘Mendimi për Motin’, ndikimi i fushave të presionit të lartë të shtrira mbi kontinent, do të mundësojnë mot të kthjellët ditëve të para të javës së dytë të shtatorit mbi vendin tonë. Ndërkohë që masa të ngrohta ajrore depërtojnë mbi rajon, që mbajnë temperaturat ende në vlera të larta verore, me maksimale deri në 30C e 32C, transmeton Botapress.info
Nga dita e enjte kalime të sistemeve frontale, sjellin kushte për rrebeshe shiu e bubullima, ndërsa ditën e premtë edhe një rënie të temperaturave në 24C e 25C.
Temperaturat minimale gjatë kësaj jave luhaten ndërmjet 12C e 16C.
Indeksi i cilësisë së ajrit do të jetë kryesisht në vlera të pranueshme dhe të mira, vetëm orëve të pasdites, nga moti më i nxehtë dhe me diell mund të ketë rritje të koncentrimeve të ozonit sipërfaqësor që shtynë vlerat e çastit të indeksit të kalojnë në mesatare.
11.09 – Shumë ngrohtë e kryesisht me diell.
12.09 – Nxehtë dhe me diell.
13.09 – Kryesisht me diell dhe nxehtë.
14.09 – Mbetet ende nxehtë, me mundësi për rrebeshe shiu orëve të pasdites.
15.09 – Diell e vransira. Pasdite mundësi për rrebeshe shiu.
Nga dita e martë era ndryshon drejtimin në jugperëndim dhe frynë me intensitet të lehtë dhe mesatar 4-9m/s.
Shtypja atmosferike luhatet përreth vlerave mesatare. /Botapress.info/