Në agjendën e publikuar në faqen zyrtare të Këshillit të Evropës për takimin e Komitetit të Ministrave që do të mbahet në Luksemburg më 13 dhe 14 maj, aplikimi i Kosovës për anëtarësim në këtë institucion nuk figuron.
Megjithatë siç raporton televizioni “N1”, Kosova mund të futet në agjendë tek pika e rendit të ditës “të tjera”.
Kusht për procedimin tutje të aplikimit të Kosovës për anëtarësim në Këshillin e Evropës ka qenë zgjidhja e kontestit pronësor me Manastirin e Deçanit dhe themelimi i Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe. Kryeministri i Kosovës, tashmë në dorëhqeje, Albin Kurti, ishte pajtuar që të zbatonte vendimin e Kushtetueses për tokat e Manastirit.
Kryediplomatja kosovare, tashmë në dorëheqje, kishte provuar vitin e kaluar që në momentet e fundit t’i bind shtetet e KiE për ta përkrahur Kosovën, duke u zotuar përmes një letre se Kosova do ta shkruaj Draftin e Asociaconit dhe se do ta dërgojnë në Kushtetuese.
“Në këtë drejtim, Qeveria e Kosovës është duke përgatitur një draft Statut për Asociacionin e Komunave me Shumicë Serbe (në kuadër të obligimeve të parapara në nenet 7 dhe 10), të frymëzuar nga Fondacioni Friedrich Ebert, i cili do t’i dorëzohet Gjykatës Kushtetuese për shqyrtim deri në fund të majit 2024”, shkruante në letrën e kryediplomates kosovare në majin e vitit 2024.
Kosova ka aplikuar për t’u anëtarësuar në Këshillin e Evropës në maj të vitit 2022.Në mars të vitit 2023, Këshilli i Evropës vendosi t’ia përcjellë këtë kërkesë Asamblesë Parlamentare të Bashkimit Evropian për mendim. Në prill të vitit të kaluar, Asambleja Parlamentare mbështeti pranimin e Kosovës në Këshillin e Evropës dhe ftoi Komitetin e Ministrave të merrte këtë vendim.
Komiteti i Ministrave është organi ekzekutiv i Këshillit të Evropës, i cili përbëhet nga ministrat e punëve të jashtme dhe që mblidhet një herë në vit.
Vendimi merret me shumicë prej dy të tretash të ministrave të pranishëm në takim.
Të tjera
Aktuale
Gjenden mbetjet mortore të tre personave të zhdukur gjatë luftës
Janë lokalizuar mbetjet mortore të tre
Aktuale
Osmani: Mund t’i drejtohem Gjykatës Kushtetuese nëse vazhdon zvarritja
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka
Aktuale
Misioni Vëzhgues i BE-së: Fushatë e njollosur nga retorika e ashpër dhe gjuha nxitëse
Shefja e Misionit të Bashkimit Evropian