Avokati i Thaçit, Gregory Keohe ka folur me indinjatë për sjelljet e prokurorisë karshi mbrojtjes. Ai ka thënë se Prokuroria ndonëse i ishte vendosur afat që materialet t’i përfundojë deri më 17 dhjetor, tani ajo ka dorëzuar 132 dokumente tjera, e madje të redaktuara.
Sipas Keohes, Prokuroria e ka bërë redaktimin njëanshëm dhe “me kokën e tyre”.
“Ne paraqitemi këtu dhe përsëri afati i listës së provave ishte sipas urdhërit 17 dhjetor, dhe ata tani shtojnë edhe 132 dokumente tjera, shumë kohë pas afatit që u është caktuar, duke i redaktuar në mënyrë të njëanshme. Afatet nuk paskan asnjë vlerë për Prokurorinë. Nuk e dijnë se çfarë kuptimi kanë. Të paktën mund t’i kishin kërkuar gjykatësit. Ata do të duheshin dorëzuar. Ata bënë redaktimin me kokën e tyre. Tani kemi 132 dokumente që na vendosen përpara me redaktime”, tha Keohe. /Botapress.info/