Shefja e Komitetit për punë të jashtme në Parlamentin britanik, Alicia Kearns, ka kërkuar nga përfaqësuesi i lartë i BE-së për politikë të jashtme Josep Borrell dhe presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, që t’i hiqen masat ndëshkuese që BE-ja ia ka vendosur Kosovës.
Deputetja britanike ka reaguar ndaj deklaratave që ka dhënë presidenti serb, Aleksandar Vuçiq, në një intervistë për “TV Prva” të dielën.
Takimi i dyshimtë i Dejona Mihalit me shefin e AKI-së, Petrit Ajeti
Vuçiq sot tha se Beogradi ka thënë dhe vazhdon të thotë se është i gatshëm të përmbushë gjëra “që nuk nënkuptojnë njohjen de facto apo de jure të Kosovës dhe anëtarësimin e Kosovës në organizatat ndërkombëtare, siç është OKB-ja”.
“Sërish Kosova punon me komunitetin ndërkombëtarë, përkundër sulmit terrorist të orkestruar nga Beogradi. Sërish Vuçiqi refuzon. Largoni tash sanksionet ndaj Kosovës, @Josep Borrell e @Ursula von Der Leyen”, ka shkruar Kearns në platformën “X”./Botapress.info/