Ditëve të fundit është diskutuar rreth një angazhimi të mundshëm të Dardan Sejdiut në Partinë Demokratike të Kosovës, për këtë çështje ka folur edhe deputeti Ardian Kastrati i cili i ka renditur disa arsye kundër modelit të politikanit Sejdiu, por që ka pasur replikë nga opininisti Valon Syla, duke e sugjeruar Kastratin që të jenë të hapur ndaj ardhjeve të reja, duke ia përmendur edhe faktin qe edhe vet ai ka qenë prurje e re në PDK, përcjellë Gazeta Botapress.info
Kastrati ka thënë se Sejdiut nuk do duhej t’i ofrohet pozitë në PDK, për disa arsye që i ka renditur më poshtë përmes një statusi në Facebook, por ndaj këtij argumentimi ka reaguar, opinionisti Valon Syla, i cili ka thënë se prurje e re në këtë parti ka qenë edhe vet Kastrati dhe ka arritur të bëhet deputet, dhe duhet hapur dyert edhe për të tillë të tjerë
“Sidoqoftë, edhe ti je prurje e re ne PDK. Me Sukses e ke kalu pragun edhe për deputet… lej edhe tjeret le të afrohen e kapercejnë si ti… partite politike, mediat , universitetet janë vec refleksion i shoqërisë kosovare. Aq sa ka budallë në VV dhe LDK e AAK përafërsisht ka edhe në PDK. Ka vend boll, pse po brengosesh”, ka shkruar Syla ndër tjera.
Postimi i plotë i Kastratit:
Unë nuk jam pjesë e asnjë strukture në parti. Partia dhe dega vendosin, megjithatë, une si deputet i PDK-së kam mendimin tim per modelin e politikanit të Dardan Sejdiut.
Çifti i tij jo që duhet ti ofrohet pozita e nënkryetarit në PR, por as që do duhej të bëhej temë. Arsyet po i rendis më poshtë:
*
Dardan Sejdiu ka fyer lidershipin e PDK-së, z. Thaçi e ka quajtur profilter ndërsa z. Veseli me lloj lloj etiketimesh për SHIK-un;
*
Nêse PDK rekruton Dardan Sejdiun i bie që ne nuk kemi kuadro dhe kemi mbet veç në ymyd të Dardanit ( e ne kemi kuadro që këtë Dardanin ta lëjnë fjetë);
*
Ky Dardani ka qenë nënkryetar i Prishtinës në mandatin e parë të VV-së dhe gjatë atij mandati ky ska lënë gjurmë për Prishtinën.
Përkundrazi, aty kryeqyteti e ka marrë teporzën dhe ka degradu me ndërtime masive pa plan sikur në Çeçeni. Pra, ky nuk është tregu si menaxher i suksesit;
*
Nëse PDK rekruton Dardan Sejdiun për nënkryeyar të PR-së dhe të ngjashëm si ky që i kanë kundërshtu projektet e idetë politike të liderëve tonë si Thaçi e Veseli, atëherë i bie qê krejt kjo gara jonë në zgjedhje për vota është lojë me votuesin. Ne na duhet konkurueshmëri e ideve dhe jo në fillim të shahemi e në fund të bëhemi bashkë. Ky nuk është thelbi i demokracisë.
*
Arsyeja e fundit është që PDK ( e besa asnjë parti) nuk ka nevojë për “kuadro” pa identitet politik e ideologjik, pra që i ndërrojnë partitë si kuleqët e bukës;
Si bëhet atëherë reforma?
*
Me hapje natyrisht. Por, jo me çfarëdo hapje. Jo me i ofru në parti kundërshtarët politik. Jo duke i ofru në parti njerëzit që kërkojnë kontratë afariste me PDK-në, por ata që e duan kontratën ideologjike me PDK-në.
*
Këto figura duhet kërkuar nëpër universitete, në shoqëri civile dhe nga bota e biznesit, por jo në kampin e kundërshtarëve politik. Me ish kundërshtarët politik mund të kalkulohet në tjera rrafshe ( p.sh gjatë zgjedhjeve, etj).
*
P.sh në Universitet të Prishtinës ku unë punoj ka me dhjetëra profesorë të shquar ( jo çfarëdo profesora) që janë të gatshëm të ndihmojnë në këtë drejtim;
*
Në shoqëri civile ( edhe në media) ka poashtu me dhjetëra të tillë me përvojë të shkëlqyer nê fusha të ndryshme;
* Në botën e biznesit poashtu, afaristë të suksesshëm;
*
Hapja nuk dmth domosdoshmërisht me figura të reja në kalendar, por figura me ide të reja e tê dëshmuar. P..sh. kandidatët e PDK-së që fituan 8 komunat nuk erdhën nga jashtë. Ata ishin moti në PDK…..pastaj kujtojmë hapjen e PDK-së nga viti 2004 deri 2007….etj, etj.
*
Jam shumë i bindur dhe e shoh që PDK po punon në këto drejtime. Na duhet pak kohë……ama cirkusa si Dardan Sejdiu harroni aman./Botapress.info/