Fotografi i njohur nga qyteti i Vushtrrisë Nesim Ispahiu dhe ndër të parët që ka ushtruar këtë profesion ka qenë i ftuar në emsionin “FAKTE me AdnanMEROVCIN” në KlanKosova, ku ka folur për lashtësinë e qytetit të Vushtrrisë dhe historinë e Hasan Prishtinës.
Ispahiu ka treguar se Hasan Prishtina ishte një person i veçantë i asaj kohe, ku kishte treguar edhe një trimëri të madhe. Ai thotë se me parat e tij kishte dërguar njerëz në Budapest për t’i shkolluar, një ndër ta ishte edhe mixha i tij.
“Hasan Prishtina kur ka punu është gjendë në krejt qytetët e Kosovës, atëherë ka qenë trimëri e madhe, gjithkush nuk ka mujt me qenë në atë pozitë. Mixhën tem e ka dërgu në shkollë në Budapest Nazmi Agën me paratë e Hasan Prishtinës, 34 vetë prej Vushtrrisë janëshku në Budapest për shkollën bujqësore. Nazmi Aga e ka folë hungarishtën për 1 vjetë që ka qenë nëBudapest, e ka mësu hungarishëen aq mirë saqëVushtrria ka pasë mbi 2 mijë ushtarë, vishin ushtarët me u fotografu, e shumica vishin prej Vojvodine, thojshin “kem dëshirë me dëgju këtë plakun, vetëm se aq bukur po din hungarisht…” ka treguar ai.
Video në vijim:
https://www.youtube.com/watch?v=xU0doG6cNHs&ab_channel=FaktemeAdnanMEROVCI
Emisoni i plotë:
https://www.youtube.com/watch?v=oNyB_LsIr1Y&ab_channel=FaktemeAdnanMEROVCI