Sa është pasuria e saj?
Në Agjencinë kundër Korrupsionit, deputetja Hoti ka deklaruar se ka një shtëpi dhe një banesë në emër të prindit, që kapin vlerën e 158 mijë eurove.
Në deklarimin e saj thuhet se ajo ka 11 ari tokë, në emër të saj, me vlerë 41 mijë euro.
Deputetja nga Prizreni në institucione bankare ka deklaruar se ka mbi 10 mijë euro para të gatshme. Ndërsa detyrime financiare ka prindi i saj, për ndërtimin e shtëpisë.
Si të hyra vjetore, Hoti ka deklaruar 25 mijë e 699 e 45 cent, nga Kuvendi i Kosovës dhe universiteti “RIT Kosova AUK”.
Yllza Hoti po ashtu ka deklaruar mbi 500 euro bursë nga ‘Amerikan Councils’ në Washington.
Ndryshe, pas publikimit të listës me deputetët që shpenzuan më shumë para për derivate, Grupi Parlamentar i Lëvizjes Vetëvendosje ka njoftuar se deputetët e kësaj partie do të tërhiqen nga kompensimi i shpenzimeve të udhëtimit./Botapress.info/