Ndeshja mes Greqisë dhe Kosovës përfundoi me rezultatin 2:0, duel ky në kuadër të Ligës së Kombeve.
Por, ajo se çfarë ndodhi gjatë kësaj ndeshje ishte e frikshme. Tifozët ‘Dardanë’ u sulmuan nga ata grek në tribuna me fishekzjarre.
E përderisa kapiteni i Kosovës, Amir Rrahmani po e shikonte atë situate, vrapoi drejt trajnerit të Greqisë për t’ia bërë me dije që t’i qetësojnë tifozët.
Ky i fundit e shau dhe ofendoi atë, ndërkaq policia greke ndërhyri për ta qetësuar gjendjen.Shikoni edhe njëherë kur kapiteni ynë pa atë moment dhe vrapoi drejt trajnerit grek.