Kapen cigare elektrike në vlerë rreth 10 mijë euro në Merdare

Dogana e Kosovës, ka njoftuar se në Merdare janë konfiskuar mallra të padeklaruara, në vlerë rreth 10 mijë euro.

Dogana shton se malli i konfiskuar janë tri pako me cigare elektrike në sasi prej 500 copë, përcjell Gazeta Express.

Njoftimi:

KOMUNIKATË PËR MEDIA

Konfiskim i mallrave të padeklaruara në Merdare

Merdare 4 prill 2026 në Pikëkalimin Kufitar Merdare, është paraqitur një autobus i linjës ndërkombëtare derisa gjatë procedurave fillestare të kontrollit, zyrtarët doganor kanë pyetur drejtuesin e automjetit nëse kishte mallra për të deklaruar, me ç’rast i njëjti është përgjigjur negativisht.

Në bashkëpunim me Policinë e Kosovës, automjeti është selektuar për kontroll të vijës së dytë dhe është dërguar në hapësirat e kontrollit të detajuar. Gjatë këtij kontrolli, në pjesën e motorit si dhe në hapësirën e tualetit, është zbuluar mall i fshehur.

Janë evidentuar tri pako me cigare elektronike, në sasi prej 500 copë, me vlerë të përafërt rreth 10,000.00 euro.

Dogana e Kosovës ka ndërmarrë veprimet përkatëse duke ndaluar përkohësisht mallin deri në përfundimin e procedurave administrative.

Dogana e Kosovës mbetet e përkushtuar në zbatimin e ligjit dhe në parandalimin e veprimtarive të kundërligjshme në kufi.

Të tjera