Një ngjarje e rëndë është regjistruar mbrëmjen e djeshme në Via Piave, në Bolonjë, ku një djalë 12-vjeçar me origjinë shqiptare ka vdekur pasi ka rënë nga dritarja e çatisë së një ndërtese.
Ngjarja ka ndodhur rreth orës 19:00, ndërsa sipas raportimeve paraprake, xhami mbi të cilin po ecte i mituri nuk ka mundur të përballojë peshën e tij dhe është thyer, duke bërë që ai të bjerë dhe të përplaset në shkallë.
Përpjekjet e shokëve që ndodheshin me të për ta ndihmuar kanë qenë të pasuksesshme, pasi 12-vjeçari ka ndërruar jetë në vendin e ngjarjes.
Menjëherë pas incidentit, në vendngjarje kanë mbërritur ekipet e urgjencës mjekësore dhe forcat e policisë, të cilat kanë nisur hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave.
Hetimet mjeko-ligjore janë përqendruar në oborrin e ndërtesës, i cili përfshin disa shkallë, si dhe në zonën ku ndodhi rënia tragjike e të miturit./TCh



Të tjera
Aktuale
Kuvendi miraton në parim projektligjin për sigurimin e detyrueshëm shëndetësor
Kuvendi i Kosovës ka mirautar në
Aktuale
Daut Haradinaj: Sigurimi shëndetësor i domosdoshëm
Në seancën e Kuvendit të Kosovës,
Lajme
Bajrami kritikon Qeverinë: Po e ushqeni inflacionin dhe po i blini votat
Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Hykmete