Policia e Kosovës, përmes raportit të saj të përditshëm ka dhënë detaje për arrestimin e Korab Bajgores, i cili dje përfundoi në pranga pasi që i njëjti kërcënoi e shau kreun e AAK’së, Ramush Haradinajn dhe familjen e tij, përcjell Gazeta Express.
Në raportin e PK’së, bëhet e ditur se, i arrestuarit është dërguar në mbajtje për 48 orë.
Po ashtu, shtohet se, në shtëpinë e tij, janë gjetur dhe konfiskuar dy armë zjarri pistoleta, ku njëra ka qenë me 4 copë fishekë.
‘’NGACMIM & ARMËMBAJTJE PA LEJE
Sheshi Shkëlzen Haradinaj, Pejë 03.04.2026 – 18:00. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, për shkak se në rrjetin social ka postuar një video incizim duke ofenduar familjen Haradinaj. Gjatë kontrollit në shtëpinë e tij, janë gjetur dhe konfiskuar: dy armë zjarri – pistoleta, njëra me 4 copë fishekë. I dyshuari është intervistuar dhe me vendim të prokurorit i është caktuar masa e ndalimit për 48 orë’’, ka njoftuar Policia.



Të tjera
Lajme
Banuesi nga Prishtina mbetet në det në Velipojë për shkak të defektit në motor, shpëtohet nga Policia Kufitare
Në Velipojë Policia Kufitare i ka
Lajme
Mbytet në det 50-vjeçari në Durrës
Një shtetas 50-vjeçar është mbytur pasditen
Lajme
Këto vende do të mbesin pa rrymë nesër e pasnesër
Njoftimet nga KEDS për punimet në