Gazetari Vehbi Kajtazi ka thënë se zgjedhjet e jashtëzakonshme në katër komunat veriore që u mbajtën më 23 mars, do të duhej të anuloheshin për një arsye të vetme.
Sipas tij, “nuk përjashtohet mundësia që Serbia t’i anulojë këto zgjedhje dhe këta kryetarë” që janë zgjedhur të dielën, ndonëse pati bojkot jashtëzakonisht të madh nga ana e serbëve.
Ai përmendi Ligjin për Vetëqeverisje Lokale ku në nenin 72 thuhet se “qytetarët e komunës mund të ndërmarrin iniciativë për largimin e krytarit të komunës”.
Këngëtari kosovar pretendon se gjeti serbin që 25 vite më parë ia mori e torturoi babain e tij
Sipas pikës 2 të këtij neni thuhet se “kërkesa e tillë duhet të nënshkruhet nga 20% e votuesve të regjistruar dhe i dorëzohet kryesuesit të Kuvendit të Komunës, i cili paraqet çështjen në institucionin përkatës për administrimin e votimit”.
Në këtë nen thuhet se “nëse shumica e votuesve të regjistruar votojnë për largimin e kryetarit, zgjedhjet e reja për kryetar duhet të bëhen në pajtim me ligjin mbi zgjedhjet”.
Prandaj, Kajtazi shprehet se kjo është një arsye për t’i anuluar zgjedhjet e jashtëzakonshme lokale, raporton Botapress.
“Nuk përjashtohet mundësia që Serbia t’i anulojë këto zgjedhje dhe këta kryetarë. Pse, sepse ligji për zgjedhjet lokale dhe vetëqeverisje, parashihet me ligj aty që populli mund të organizojë referendum kundër një kryetari”, tha ai.
“Dhe organizimi i një referendumi nga ana e popullatës serbe se nuk e njohim shembull kryetarin Zeqiri apo kryetarët tjerë dhe pjesëmarrja e tyre neve turpëron prapë dhe na bie para një akti të kryer dhe ligjërisht na duhet me i detyru t’i anulojmë këto zgjedhje përmes votës së atyre që nuk kanë marrë pjesë në këto zgjedhje”, shtoi ai.