• Ballina
  • Aktuale
  • Lajme
    • Kosovë
    • Shqipëri
    • Maqedoni
    • Botë
  • Ekskluzive
  • Diaspora
  • Opinione
  • Showbiz
  • Shëndeti
  • Sport
  • Kulturë
  • Konkurse
No Result
View All Result
BotaPress
  • Ballina
  • Aktuale
  • Lajme
    • Kosovë
    • Shqipëri
    • Maqedoni
    • Botë
  • Ekskluzive
  • Diaspora
  • Opinione
  • Showbiz
  • Shëndeti
  • Sport
  • Kulturë
  • Konkurse
No Result
View All Result
BotaPress
No Result
View All Result

Kadaj-Bujupi: Opozita tentoi pushtetin përmes bashkësisë ndërkombëtare duke u ofruar si alternativë

nga Bota Press
7 Mars, 2023
në Lajme, Opinione
ShareShareShare

Ish-deputetja Donika Kadaj Bujupi tha se opozita ka menduar që mund të arrijë në pushtet përmes bashkësisë ndërkombëtare, duke u ofruar si alternativë në kohën kur kërkohej implementimi i marrëveshjes me Serbinë.

Kadaj Bujupi në emisionin ‘Pressing’ në T7 thotë se pasi opozita nuk arriti në pushtet përmes bashkësisë ndërkombëtare, sipas saj, tani ka filluar ta luajë një rol opozitar.

“Opozita nuk ka legjitimet me i kundërshtu dy marrëveshjet sepse i kanë nënshkru vetë. Në periudhën e fundit kur ka pas zëra nga ambasada amerikane se nëse qeveria nuk e implementon marrëveshjen apo nuk e pranon marrëveshjen atëherë ne do të gjejmë alternativë, kanë qenë të parët që kanë shku dhe janë ofru: ne jemi alternativa.

Kur nuk është zhvillu ashtu sic kanë mendu, pra nuk kanë mujt me mbërri pushtet përmes bashkësisë ndërkombëtare duke marrë parasysh që ende Kurti e VV;ja qëndrojnë fuqishëm  me përkrahje popullore, kanë fillu me kthy traken dhe me lu një rol opozitar, që nuk ka bazë pasi që janë vetë nënshkrues”, tha Kadaj Bujupi.

Ajo madje tha se bashkësia ndërkombëtare, shpeshherë i bën presion edhe opozitës, duke përmendur kështu kohën kur ajo ishte deputete opozitare.

“E di që bashkësia ndërkombëtare shpeshherë i bën presion edhe opozitës. Kur kemi qenë në opozitë kanë shkuar aq larg sa një numër nga ne jemi futur në listën që nënkuptonte të mos na jepnin viza amerikane apo mos me na prit në takime të larta. Kur kishim diçka tepër të rëndësishme që nuk mund të na anashkalonin, dërgonin zyrtarë më të ulët ambasade në Kuvend që i cilësonin si takime pune, më adekuat për të treguar që nuk do të takoheshim me zyrtarë të lartë derisa nuk i përkrahnim politikat e tyre.

Kjo që po bën tash bashkësia ndërkombëtare në raport me opozitën,  po e shoh vetëm si qortim për ndërrimin e qëndrimeve të pabaza. Nuk besoj që opozita e tanishme do të qëndrojë dhe besoj se shumë shpejt kjo opozitë do ndryshojë dhe do të shohim deklarata se kanë ndryshuar në të mirë të Amerikës”.

Tags: Donika Kadaj-Bujupi

Të ngjashme

Lajme

Kimete Berisha: Albin Zadrugari!

nga Bota Press
22 Mars, 2023
Lajme

Olluri ironizon me Kurtin dhe Berishajn: Për këto dy vite, këta dy burra dhanë më të mirën e tyre

nga Bota Press
22 Mars, 2023
Kosovë

Politikanët urojnë besimtarët për muajin e Ramazanit

nga Bota Press
22 Mars, 2023
Kosovë

KEDS njofton se ku do të ketë ndërprerje të energjisë

nga Bota Press
22 Mars, 2023


Lajmet e fundit

  • Kimete Berisha: Albin Zadrugari!
  • Olluri ironizon me Kurtin dhe Berishajn: Për këto dy vite, këta dy burra dhanë më të mirën e tyre
  • Kurti: Ka Asociacion, Kosova dhe Serbia kanë pranuar t’i zbatojnë marrëveshjet e kaluara
  • Politikanët urojnë besimtarët për muajin e Ramazanit
  • KEDS njofton se ku do të ketë ndërprerje të energjisë

Adresa: Muharrem Fejza pn.
Email: [email protected]
Marketing: [email protected] 
Tel: +383 38 742 282

Ky portal mirëmbahet nga Botapress.info. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi.

Partnerët:

Na ndiqni:

Facebook Instagram

© 2021 Botapress.info – Developed by Digital Storm LLC.

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Aktuale
  • Lajme
    • Kosovë
    • Shqipëri
    • Maqedoni
    • Botë
  • Ekskluzive
  • Diaspora
  • Opinione
  • Showbiz
  • Shëndeti
  • Sport
  • Kulturë
  • Konkurse

© 2021 Botapress.info - Developed by Digital Storm LLC.