Ujin e Llapit
Dikur e kam pi,
Sot e kemi bërë
Si një Deponi.
Lundrojnë shishe,
Qese kacavjerrë.
Ua zënë frymen shelgjeve,
Që vetë i patëm mbjellë.
Peshku u zemrua,
Iku në tjera anë.
Tha me Helmatisës,
Vend s’më keni lanë.
Lumi u tërbua,
Sot po bënë kerdi.
Ia ngushtuam shtratin,
Si uzurpues të zi.
Jakup Gërguri 07.08.2023