Sipas të dhënave të Ministrisë së Shëndetësisë, numri total i rasteve aktive në vend është 2.811 me një shpërndarje të caktuar komunale, shkruan Gazeta Botapress.
Sipas këtyre të dhënave Prishtina prinë dukshëm në raport me komunat e tjera ku ka 1,112 raste aktive me COVID.Pas Prishtinës vjen Mitrovica me 200 raste aktive dhe Ferizaj dhe 172.
Më shumë raste aktive ka edhe Prizreni (171), Gjakova (112), Gjilani (103), Peja (102), Vushtrria (86), Podujeva (84), Fushë Kosova (78), Klina (65), Suhareka (62), Malisheva (60), Drenasi (48), Vitia (43), Kaçanik (42), Obiliqi (40) e kështu me radhë.
Vetëm dje, Prishtina regjistroi 160 raste të reja me Covid-19, Mitrovica 48 raste, Peja dhe Gjilani nga 21 raste, Gjakova 18 raste, Vushtrria 17 raste, Podujeva 14 raste, Ferizaj, Klina dhe Prizreni me nga 13 raste, Obiliqi dhe Deçani nga 11 raste e kështu me rashë.
Këtu keni tabelën nga Ministria e Shëndetësisë me statistikat për secilën komunë./Botapress.info/